TV Mania

Irma Libohova ka pasur nofkat më të çuditshme kur ishte e vogël

31 Janar 2019

Irma Libohova ka pasur nofkat më të çuditshme kur ishte e

Ka ardhur momenti që Irma Libohova të njihet edhe për diçka tjetër përveç muzikës dhe balukeve të përjetshme. Mbrëmë në Soiree, Jonida Shehu zbuloi se Irma ka pasur shumë nofka kur ishte e vogël, një më e çuditshme se tjetra.

Siç tregon Irma, Micka e quante babi, po ashtu edhe Bërthacka. Ndonjëherë e quanin edhe Çindërr. Kur donin t’i referoheshin asaj, si këngëtare e re, e quanin Çerrka e Luan Zhegut, duke marrë parasysh se bashkëpunoi gjatë me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Irma Libohova (@ilibohova) on

“Kam pasur disa pseudonime të çuditshme, por mesa duket i kanë shkuar shtatit tim,” thotë Irma. Si një fëmijë i imët dhe i shkathët, biem dakord që Micka, Çerrka, Çindërr dhe Bërthacka janë nofkat më të përshtatshme.