Për të gjithë ata që dëshirojnë më shumë detaje nga dasma Priyanka – Nick, një përditësim i rëndësishëm: Priyanka Chopra ishte e ftuar në Ellen DeGeneres Show për të folur rreth dasmës “intime”...ose jo dhe aq.
“Ishte vetëm tri ditë: një ceremoni tipike indiane, një ceremoni perëndimore dhe një ceremoni parapërgatitore me tradita të popujve hindu,” tha Priyanka fillimisht dhe më pas shtoi se “zakonisht dasmat indiane kanë më shumë se 1000 njerëz, por ne dëshironim diçka më familjare.”
Nick dhe Priyanka u martuan në Indi, dy muaj më parë. Ata ndoqën ritet dhe traditat indiane, pra festuan disa herë. Fundjavën e shkuar, çifti mbajti një tjetër festë në Nellie’s Southern Kitchen, një restorant në pronësi të babait të Nick në Belmont, North Carolina. Në të dyja rastet, Ellen nuk mori një ftesë!
Sa njerëz qenë të pranishëm në Indi? Rreth 200. Sarkazma është e qartë, Ellen: “Super private me 200 njerëz?”
Por DeGenderes nuk e la me aq.
“Mendoj se kam qenë e para që i kam ftuar vëllezërit Jonas. Kanë qenë këtu kur ishin shumë, shumë të rinj. Më pas Nick ka jetuar në apartamentin tim. Isha qiradhënësja e tij. Por mesa duket unë u përjashtova [nga lista e të ftuarve].”
Hmm...