
Për vite me radhë, Shqipëria ka patur një rënie të ndjeshme të lindshmërisë dhe ky fenomen po vazhdon të thellohet edhe më. Gjithsesi, edhe më problematik se kaq është fakti se një pjesë e mirë e burrave shqiptarë nuk duan të kenë fëmijë.
Në një artikull të publikuar në Monitor, thuhej se pas një ankete të bërë në Institutin e Shëndetit Publik, në mësin e burrave 15-49 vjeç që nuk kanë fëmijë, 42% e tyre nuk duan! Ndërsa për gratë, vetëm 4% e po të njëjtës grupmoshë nuk duan të bëhen nëna.
Kjo përqindje e lartë e bën edhe më alarmante situatën. Dekadat e fundit, është vënë re se burrat dhe gratë shqiptare janë të prirur drejt familjeve të vogla.
Vetëm 9% e grave të martuara aktualisht dhe 14% e burrave deri në 49-vjeç janë shprehur se duan të kenë një fëmijë apo një tjetër së shpejti.
Shkaqet e këtij fenomeni janë të shumta, por çfarë mund të përmendim si kryesoren janë të ardhurat dhe karriera. Stili i jetesës ka ndryshuar, jeta është bërë shumë më e shpejtë dhe e shtrenjtë dhe si rrjedhojë ardhja e një fëmije duhet planifikuar me më shumë kujdes se më parë