Pasioni i Armina Mevlanit për modën e solli këtu ku është sot. Blogere e suksesshme, pronare e një dyqani veshjesh marke, ish-Miss World, burim frymëzimi për të tjerët, etj. Të gjitha këto pikënisën kur ajo ishte gjashtë vjeçe dhe u takua me fustanin e saj të preferuar.
Në atë moshë nisi dhe pëlqimi i saj për kukullat Barbie dhe fustanet e bukur. Më i dashuri i saji ishte ky, me motive blu dhe të verdha dhe jakë të mbuluar me fruda kombinuar me atlete të verdha.
Në dy postime në Instastories, teksa shfleton një album fotosh, Armina tregon se në foto është me pushime në Greqi me prindërit. Çdo darkë gjatë atyre pushimeve, Armina vishte këtë fustan dhe asnjë tjetër. Madje, filloi të zihej me prindërit se donte më shumë veshje të këtilla.
21 vite më vone, Armina ka më shumë fustane si ai që dashuronte kur ishte 6 vjeç.