Nëse duket sikur Trump dhe stafi i tij s’bëjnë asgjë me vlerë, e keni gabim. Këtë javë, Gizmodo publikoi një artikull kurajoz, ku vihen re editimet që Trump (ose vartësit e tij) u bëjnë fotove që presidenti të duket më i dobët, më i gjatë e veçanërisht, me duar më të mëdha.
Hollimi, sheshimi i rrudhave dhe zgjatimi i figurës, mund të justifikohet me argumentin se editimet janë të ndihmësve, para se të postojnë fotot në rrjete sociale të presidentit. Ama, kur vë re duart e zmadhuara, lind dyshimi se vetë Trump ka kërkuar që fotot e tij të editohen, madje, në një mënyrë specifike.
Prej vitesh, duart janë kompleksi më i madh i Trump. Të pakëtën që kur gazetari Graydon Carter e quajti “vulgar gishtshkurtër,” në vitin 1988. Dy vite më parë, sentori Marco Rubio tha për duart se Trump se “nëse duart janë të vogla, edhe diçka tjetër duhet të jetë e vogël.” Në një debat presidencial, Trump iu përgjigj me: “Iu referua duarve të mia: Nëse janë të vogla, edhe diçka tjetër duhet të jetë e vogël. Ju garantoj që s’ka asnjë lloj problemi aty.”
Përsërisni pas nesh: “Zotohem të mos i shaj më Kardashianët për Photoshop”