Shqipëria

E dini sa përqind e shqiptarëve janë të virgjër?

22 Janar 2019

E dini sa përqind e shqiptarëve janë të virgjër?

Bëjmë një test të shpejtë.

 

Nëse zgjodhët alternativën e fundit, i jeni afruar shumë realitetit. Sipas një anktete të INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik të zhvilluar në rreth 16 mijë familje shqiptare në shtator 2017 – shkurt 2018, 24% e grave nga 15-49 vjeçe dhe 23% e burrave po në të njëjtin grup moshe nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

Kujt i intereson thatë? Le ta shpjegojmë kështu. Sa më pak njerëz të bëjnë seks, aq më pak gra mbesin shtatzënë. Sa më pak gra të mbesin shtatzënë, aq më pak fëmijë lindin. Marrim parasysh dhe emigrimin e theksuar të shqiptarëve dhe mbetemi me një popullsi në tkurrje që s’është aspak lajm i mirë për zhvillimet sociale dhe për ekonominë.

Në rezultatete e të njëjtës anketë thuhet se vendin e parë për numrin më të lartë të burrave që s’kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale e mbajnë Dibra, me 34.6% dhe Elbasani me 32%. Ndësa për sa i përket grave, vendin e parë me numrin më të lartë të grave që s’kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale e mban Shkodra, me 36.2% dhe Kukësi me 32%.

Mosha mesatare kur shqiptarët vendosin të bëjnë seks për herë të parë është 20.9 vjeçe për gratë dhe burrat e moshës 25-49 vjeç.

Lexoni shkrimin e plotë në Monitor.al