
Me një diss për "veten", Mozzik arriti të godasë në fakt shumë persona të tjerë. Në vazhdën e reagimeve pas këngës "Diss", kësaj radhe duket se edhe Loredana ka diçka për të thënë pas përmendjes që Mozzik i bëri hapur në jo një, por dy këngë të EP-së së tij.
Por, ndryshe nga Mozzik, Loredana është treguar shumë më fjalëpakë. Në një story për Instagram, ajo ka postuar një foto të vetes - ku nga mimika duket e zhgënjyer, por jo e surprizuar - me një mbishkrim që e përforcon këtë ide:
"Bruhhhh pls [Shoku, të lutem]," reagim ky që dikush e bën kur i sheh me bezdi, mosbesim apo shpërfillje fjalët a veprimet e dikujt tjetër.

Në këngën "Diss", Mozzik i "përplas në fytyrë" vetes fjalët që njerëzit kanë thënë për prindërimin e tij, duke i nxjerrë në pah se vajzën po ia rrit një tjetër burrë, që është Karim Adeyemi, partneri i Loredanës, shtuar këtu faktin se është një njeri me ngjyrë.
"s’po t’vjen marre, çikën po ta rrit Karimi
mun me kon reper
po s’je kurrfarë prindiMozzik, ish-gruja po t’q*het me zezak
dmth fëmija t’nesër përzihet n’gjak
ish-gruja po t’sillet me repera
po kallxon për ty gjithçka"
2 vargjet e fundit lënë për të kuptuar gjithashtu se në lidhjet që Loredana ka pasur me reperë pas ndarjes, si bashkëpunimi me Noizy-n, ajo ka zbuluar detaje personale për Mozzik.
Sipas Loredanës - dhe gjithmonë nëse po i përgjigjet ish-bashkëshortit të saj - kjo është një tufë me gënjeshtra. Lexoni artikujt e mëposhtëm për më shumë detaje nga drama që po shkakton mini-albumi i ri i Mozzik:


