Showbiz dhe TV

Ç’mendon Rita Lati për komentet ‘dashakeqe’ për Rozën

13 Janar 2019

Ç’mendon Rita Lati për komentet ‘dashakeqe’

Roza Lati u rrit nën petkun e famës së të ëmës. Siç ka thënë në një intervistë të mëparshme, për të, të jetë e famshme është normale. Fama, natyrshëm, i lejon të gjithë të kenë një mendim për ty, qoftë i mirë apo i keq. Roza e ka vërtetuar me dhjetëra herë që s’e shqetësojnë kritikat negative edhe nëse janë konstruktive, po mami Rita ç’mendon?

“Jo, jo, nuk më shqetësojnë fare. Fama i ka edhe këto gjëra, “thotë Rita për Bordo. “Unë s’doja që të merrej me artin dhe e çova në shkollë për shkenca sociale, por talenti dhe pasioni i saj për këtë që bën, fitoi mbi mua.”

Ajo vijon duke thënë se rëndësi ka mbështetja që i fal të bijës, të tjerat jo dhe aq. Fundja, Roza do të bëjë ç’ka ndërmend sidoqoftë.

“E unë e di që me famën do të vijnë mendimet e njerëzve dashakeqë, ose jo, s’ka rëndësi, rëndësi ka që unë e njoh vajzën time dhe ajo do të ketë mbështetjen time në çdo gjë që bën. Po edhe nëse kam një vërejtje, Roza më thotë, ‘po mami, po mami,’ dhe prapë bën atë që do. Roza është e përmbushur dhe mua kaq më mjafton,” shpjegon Rita.

Në po të njëtën intervistë, mund të shihni disa foto të vjetra të Rita Latit, nga adoleshenca e rinia.