Showbiz dhe TV

Burri ideal për Klaudia Pepën duhet të ketë një cilësi shumë të pazakontë

10 Janar 2019

Burri ideal për Klaudia Pepën duhet të ketë një

Medoemos, emri i Klaudia Pepës do të lakohet përbri emrit të Albi Nakos. Të paktën edhe për pak kohë. Ndarja është ende e freskët në sytë e publikut. Kështu që, në intervistën e fundit të balerinës nuk munguan nja dy pyetje për ishin.

Për sa i përket gjendes mes saj dhe Nakos, raporti është i qetë. “Ndajmë respekt për njëri-tjetrin,” tha Pepa për Revistën Class. Ndërsa për sa i përket arsyeve të ndarjes, ajo thotë se gjërat nuk funksionuan dhe “morën rrugë të ndryshme.” Të dyja arsye shumë të pjekura për t’i dhënë fund një martese, apo jo.

Burri ideal, tani që është e famshme në dy shtete dhe ka kaluar sprovat e një ndarjeje publike duhet “të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”

"Duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij" le të shërbejë si një çadër që mbulon gjithë tiparet e një burri të lumtur që si rrjedhim, bën dhe personin në krah të lumtur. Një burrë që ka gjetur vendin e tij në jetë, një burrë që është i sigurt financiarisht, një burrë që e di ç'do e ç'i nevojitet, një burrë që s'ka kohë për lojëra.