Instagramming

Eni Koçi flet për herë të parë për dasmën me Genc Prelvukajn

7 Janar 2019

Eni Koçi flet për herë të parë për dasmën

Siç pritej, fill sapo Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan publikisht lidhjen, nisën zërat për dasmën. U tha se burime pranë çiftit pohuan se këngëtarët janë duke planifikuar dasmën, e cila do të jetë një dasmë VIP dhe do të organizohet në 2019-n.

Mirëpo siç duket “të zotët e punës nuk dinë gjë”.

“Të zotët e punës nuk dinë gjë. Ju po na i organizuat, vijmë ne. Por ceremonitë nuk i kemi shumë qejf.” – shkruan Eni në InstaStory duke hedhur poshtë lajmin.

Eni Koçi flet për herë të parë për dasmën

Çifti nuk i paskërka qejf ceremonitë, ndaj dasma mund të mos ndodhë kurrë.

Prej kohësh, qarkullonin zëra për lidhjen e tyre, por vetëm në eventin e përvitshëm “Op Labi Party”, Prelvukaj pranoi se “po, është në një lidhje me Enin”.

Më pas, këngëtarja i dedikoi disa fjalë të ëmbla përmes një postimi në Instagram.

Eni Koçi flet për herë të parë për dasmën