Celebrity

I ati i Meghan Markle qenka i pandalshëm: Një libër për fëmijërinë e Dukeshës

5 Janar 2019

I ati i Meghan Markle qenka i pandalshëm: Një libër për

Sot, në kategorinë “pse dreqin,” kemi Thomas Markle, i cili ka në plan të shkruajë një libër për të bijën – veçanërisht për fëmijërinë e saj – Meghan Markle.

Thomas tha për The Sun se do të shkruajë një libër “për vitet e mira me të bijën dhe për kujtimet e bukura që krijuan teksa ajo po rritej.” Dhe nëse e keni harruar, edhe Samatha Markle po shkruan një libër për Meghan.

Thomas shtoi se po bën publike kaq shumë hollësira të jetës personale me Meghan si pasojë e heshtjes së të bijës dhe Princ Harry-t. “Nëse do të më flasin, ndoshta do ta mbyll disi gojën. Ndërkohë, s’kam ndërmend të shndërrohem në murg manastirësh dhe të betohem për heshtje.”

Gjithashtu, ai thotë se po flet kaq shumë me shtypin për t’u mbrojtur. “S’mund të hesht sepse ata kanë hapur një derë përmes të cilës me miliona njerëz mund të më kritikojnë mua dhe familjen time,” tha Thomas. “Në fund të fundit, s’kam bërë asgjë për të merituar këtë lloj sjelljeje. S’mund të pres gjuhën dhe të mos flas më kurrë.”

Në fjalë të tjera, po shkruan një libër për fëmijërinë  e Meghan për t’u mbrojtur dhe jo për famë/shumë para.