“Kur do flasim” – pyetja që Rama u drejtonte studentëve në InstaStory gjatë protestës studentore – përsëritet sa e sa herë në videon më të fundit të Ermal Mamaqit.
Siç mund ta kuptoni, kryeministri Rama do të jetë i ftuari i radhës në puntatën e 5 janarit në “Xing me Ermalin”.
Ermali e pyet Ramën se “kur do flasin?”, një pyetje që e ndjek kryeministrin kudo: në shtrat, në shtëpi, në studio e në zyrë, derisa pranon t’i shkojë në emision.
Kjo është hera e dytë që kryeministri është i ftuar në “Xing me Ermalin”. Herën e parë ishte në qershor të 2017-s.
Përveç Xingut, Rama ka qenë pjesë edhe e “6 ditë pa Ermalin".