Maya Alickaj është bërë për herë të parë nënë e një djali. Pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it, këngëtarja ka uruar Krishtlindjet përmes kësaj fotoje.
“Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Me shumë dashuri, Maya & Jonas.”- shkruan këngëtarja duke zbuluar kështu edhe emrin e bebushit.
Vogëlushi me shumë gjasa ka ardhur në jetë javët e para të dhjetorit, pasi siç duket nga fotoja Maya është në formë shumë të mirë fizike.
Lajmin e pritjes së ëmbël këngëtarja e zbuloi në nëntor kur ishte plot 8 muajshe, e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.