Në një kohë kur dyshja Mozzik- Loredana po shijojnë frytet e suksesit (dhe të dashurisë: mos harroni, një bebushe ka ardhur në jetë) dikush po i akuzon për vjedhje muzikore.
Bëhet fjalë për reperin e ri, Gjiano, i cili ka deklaruar se çifti ka vjedhur nga kënga e tij “G- KLASSE”, e publikuar vitin e shkuar. Sipas tij, kënga e Loredanës “Million dollar smile” është e kopjuar!
“Kjo këngë G-KLASSE është bërë para përafërsisht 1 viti te Dongima Studio. Loredana, Mozzik dhe Getinjo e kanë dëgjuar këtë këngë përmes një kameramani dhe e kanë vjedhur, ku shihet qartë fakti që edhe prapavijat melodike i kanë vjedhur. E keni videon e dytë që të bindeni edhe vetë.” shkruhet në një postim në Instagram që është bërë viral.