Ditën e djeshme, një 13- vjeçare nga qyteti i Elbasanit është bërë nënë për herë të parë.
E mitura, e cila rezulton e martuar në Gjakovë ka sjellë në jetë një vajzë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse lindja ishte e parakohshme, ekzaktësisht 33 ditë përpara, fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
E sapolindura peshon 1900 gramë dhe është e gjatë 50 centimetra. Sipas dokumentacionit, viti i lindjes së nënës është 2005.
Burimi: Tema