Dasma VIP

Në pritjen e tretë pas dasmës, Priyanka Chopra duket më e bukur se kurrë

21 Dhjetor 2018

Në pritjen e tretë pas dasmës, Priyanka Chopra duket më e

Këtë javë, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas organizuan në Mumbai pritjen e tretë – po, të tretën – pas dasmës.  Eventi u mbajt pak javë pas ceremonisë së krishterë dhe asaj hindu në Jodhpur, Indi. Nëse mendonit se do të ishin lodhur deri tani, menduat gabim. Priyanka mahniti sërish me veshjen, grimin dhe aksesorët. Madje, mund të themi që është look-u i saj më i mirë.

Këtë herë, aktorja mblodhi flokët në një topuz disi të lirshëm e romantik. Në ceremonitë e mëparshme, Priyanka i qëndroi besnike topuzit, por përdori baluket e gjata për të holluar fytyrën.

Në pritjen e tretë pas dasmës, Priyanka Chopra duket më e

Nusja mbante një varëse madhështore me diamantë nga Sabyasachi Jewelry, të cilën e komplementoi me lule të imëta në flokë.

Për sa i përket grimit, Priyanka vendosi të ndryshojë pak: zgjodhi një ton më të errët në sy, faqe më të skuqura e buzë ngjyrë vere – kombinimi perfekt për sarin blu.