U bë më shumë se 1 dekadë që Greta Koçi është pjesë e showbiz-it shqiptar dhe gjatë gjithë këtyre viteve nuk kemi mësuar pothuajse asgjë rreth jetës së saj private. Këngëtarja ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët duke mbajtur shumë larg thashethemeve historitë e dashurisë apo gjëra të tjera si këto.
Diçka e tillë i ka bërë përshtypje edhe ndjekësve të saj, të cilët nuk kursehen t’ja thonë hapur këngëtares. Në rubrikën “Ask Me” në Instastory, dikush i shkruan: “Si u plake pa të dashur Greta, të shkoi jeta beqare!”
Greta, jo vetëm që zgjodhi kohën t’i përgjigjej aludimit të fansit, por u përpoq ta sqaronte njëherë e mirë atë dhe të gjithë që mendojnë njësoj si ai rreth saj.
“Së pari qëllimi i jetës nuk është vetëm të kesh të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës. Të kesh sukses dhe të jesh i zoti t’i bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai, “dashuria” kur të vijë tek ty të të dojë e respektojë me gjithë zemër. Të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur e të shëndetshme.”- shkruan Greta, e cila i siguroi se drejt saj do të vijë një “burrë” me plot kuptimin e fjalës.
“Të garantoj se ai që do vijë drejt meje nuk do të jetë “i dashur”, por “burrë” në gjithë kuptimin e fjalës. Do të jetë njeri me vlera dhe integritet.”