Sipas të dhënave tona, Albano Bogdo ka dhënë shumë pak intervista në karrierën e tij. Të fundit janë kjo për Tv Klan, para se të niste “Duplex”, kjo për “Rreze Dielli” ku foli për “Portokallinë” dhe të qenit i alkoolizuar dhe kjo për “Oktapod” ku foli për divorcin e prindërve. Pse kaq pak? “Pse s’del Albano nëpër intervista?” pyeti Roza Lati, mbrëmë në “Why not”.
“S’më do trapi.”
S'jeni shumë i qartë Albano. Mund ta shtjellosh pak deklaratën tënde?
“Nuk para dal shumë ne emisione sepse më duket idiotike kjo që bëjnë njerëzit, dalin sa më shumë. Nëse s’ke asgjë për të thënë, mos dil.”
Ah, kur e thua kështu, ka kuptim.