Showbiz dhe TV

Doni një arsye më shumë për ta dashuruar Kreshën? Urdhëroni

9 Dhjetor 2018

Doni një arsye më shumë për ta dashuruar Kreshën?

Pavarësisht preferencave të gjithsecilit, MC Kresha është nga ata reperë që në total gëzon respektin dhe pëlqimin e audiencës. Sado i përkushtuar dhe i dashuruar pas muzikës, një ditë artistit do t’i duhet të heqë dorë prej saj!

Në një intervistë përballë gazetarit Besim Dina në “Oxygen”, MC Kresha foli rreth karrierës muzikore si dhe zbuloi disa plane të së ardhmes. I pyetur nëse mendon ndonjëherë ta lërë muzikën, Kresha tha se lloji i muzikës që bën do ta detyrojë të heqë dorë me kalimin e viteve. Atëherë kur artisti të bëhet prind!

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit ma jep mundësinë të mbes gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë e dua muzikën, por aq shumë po mendoj edhe ta lë.”

Sipas tij nuk do të ishte një prind i mirë nëse do të vazhdonte të bënte këtë lloj muzike:

“Për muzikën hip-hop duhet të dal të këndoj hajde zemër dridhe edhe djali im do jetë aty e do dëgjojë. Nëse bëhem me familje, nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet.”

Pra sikur të mos mjaftonte zëri burrëror dhe tekstet e thella,

Doni një arsye më shumë për ta dashuruar Kreshën?

sytë e ëmbël

Doni një arsye më shumë për ta dashuruar Kreshën?

dhe buzëqeshja fëminore,

Doni një arsye më shumë për ta dashuruar Kreshën?

Kresha aspiron të jetë baba serioz e i përkushtuar

Dhe kur një ditë të jetë larguar përgjithmonë nga muzika, Kresha dëshiron të merret me ëndrrën e tij të madhe, futbollin! Pse jo një punë që do të ketë të bëjë pikërisht me këtë sport.