Letra më poshtë erdhi në inbox-in e Anabel Facebook. Një trekëndësh dashurie, ku kësaj here “ajo tjetra” kërkon t’i thotë disa fjalë gruas së partnerit të saj prej 5 vitesh.
"Dua të shkruaj një letër për atë, gruan e të dashurit tim. Ajo ju ndjek dhe unë shpresoj ta kuptojë që po i drejtohem asaj.
Prej pesë vitesh, ti i kalon pushimet vetëm me fëmijët dhe mamanë tënde, pasi ai i ka kaluar me mua. Nuk ka pasur asnjë punë, thjesht ka qenë pranë meje. Ndërkohë që ti i shkruaje dhe i kërkoje të vinte të paktën një ditë me ty.
Dua të të them që ai buzëkuqi që gjete në makinën e tij nuk ishte i të dashurës së shokut të tij, por i imi. Dua të të them se mesazhet që lexove në telefonin e tij, ishin nga unë; nuk ia kishte huazuar telefonin shokut të tij që të fliste me të dashurën.
Duhet të dish që herët e shumta që ke ndjerë aromën time të parfumit, nuk ka qenë era e ambientit të lokalit. Që kur Armani Sí mban era Glade? Duhet të dish që vjen vonë në shtëpi sepse unë pothuajse gjithmonë jam turni i dytë në punë. Duhet të dish që një burrë nuk të do më shumë nëse të mban thjesht në shtëpi, të lash enët, rrobat dhe të bësh gati fëmijët për shkollë. Unë jam një vajzë në karrierë dhe jo vetëm që s’më është bërë pengesë, por më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë në gjithçka. Kështu që nuk lihet karriera sepse martohesh.
Më vjen shumë keq sepse s’i ka ndërruar asnjëherë dy fëmijët që ka me ty, por jo rrallëherë e gjej të përgjumur pranë vajzës sonë. Ajo bën një vjeçe dhe ai ka qenë për të babai më i mirë që mund të ishte.
Duhet të dish se rrobat e shumta të reja që ka sjellë në shtëpi s’i ka marrë nga dyqani i shokut, por ia kam blerë unë. Madje ka një dhuratë shumë të veçantë nga unë, e mban çdo ditë në dorë dhe nuk e di si nuk t’i ka vrarë sytë.
Ah dhe diçka. Dyqanin nuk do ta shesë, thjesht do e kalojë në emrin tim, pasi është trashëgimi për vajzën tonë – gjithmonë nëse e ka diskutuar me ty që do të shesë dyqanin.
Duhet të dish që nuk jam femra e parë me të cilën të ka tradhtuar. Mund të jem e njëzeta, por prej më shumë se pesë vitesh, vendi më i mundshëm ku ka qenë, ka qenë shtëpia ime. Dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa më bën mua, vajzën tonë të lumtur dhe ndihet dhe vetë i plotësuar gjithashtu."
Ashtu siç mund ta parashikonim, pas publikimit të letrës, shumica e komentuesëve kryqëzuan vajzën, duke e bërë fajtore për shkatërrimin e një familjeje.
Vetëm një prej komentuesëve, ka mbajtur një qëndrim neutral duke kujtuar situatën me llogjikë të ftohtë (ndryshe nga lexuesit e tjerë të cilët udhëhiqen nga pasioni dhe gjykojnë në gjaknxehtësi vetëm njërën palë).
Marrë shkas nga këto, vajza e letrës na shkruan një tjetër letër. Kësaj here ajo ndalet gjatë tek njohja e saj me “burrin e ndaluar”, me të cilin kishte dhe një fëmijë jashtë martese.
Jam ajo vajza që i drejtova një letër gruas së të dashurit tim....
Sigurisht, siç e prisja komentet e gjithë të pamëkatuarve vershuan dhe nuk habitem të them të drejtën! Dua t'ju sqaroj vetëm diçka.... unë nuk i shkova në shtëpi dhe i thash 'lëre gruan me dy fëmijë dhe më merr mua'. Bashkë jemi njohur krejt rastesisht në një ambjent pune, dhe si fillim me është hequr si beqar (gruaja e tij dhe femijet ishin akoma në një tjetër qytet, ku jetonte me mamane e saj).
Ai kishte lirine e plotë të daljes, dhe duke qenë se me gruan e tij nuk është se shkembente mesazhe, telefonata të shpeshta, ishte diçka që mund ta mbulonte shumë lehte. Pas nje viti ai mori edhe familjen e tij ne Tiranë dhe aty nuk mund ta shmangte më, sado u mundua ta mbulonte, unë e mora vesh. Dhe jo nga ai, por nga nje shoku i tij. As ky i fundit nuk donte ta zbulonte, por thjesht i rreshkiti goja. Unë kam qenë 18 vjeçe kur e kam njohur. Ishte mashkulli i parë për mua. E gjithë bota ime rrotullohej rreth tij.
Mua me ra qielli mbi kokë kur e mora vesh, nuk dija ç’te bëja... Nuk e kam takuar më për disa javë, por diçka përbrenda s’më linte. Diçka me shtynte ta takoja, sepse në këtë mënyrë do më neveritej dhe do e largoja, por nuk ndodhi ashtu.
Ishte me e forte se une dhe nuk hiqja dot dore. Unë e dua më shumë se veten time dhe aq më teper pas ardhjes në jetë të vajzës. Për të kam dalë kundër familjes sime. Dhe më besoni ose jo, sa here jemi zënë, pinte dhe vinte poshte pallatit dhe alarmonte lagjen. Unë kam tentuar të vras veten dhe i kam thenë të largohet nga unë. Une e dija që edhe ai kishte rënë në dashuri me mua dhe e vuante këtë pjese.
Ai ka gjetur pretekse që ditëlindjen e tij të mos e festonte me gruan, por të vinte te une si e si që të më tregonte se une jam shume e shtrenjtë për të. Madje edhe 14 shkurtin e kalon me mua, Vitin e Ri. Ne të dy kuptohemi vetëm me sy, ndërkohë që une e ve re që me gruan e tij ka nje qëndrim shumë serioz, tamam burri i shtëpise.
Kur ai thotë diçka ajo s’ja kthen më fjalën për asgjë. Me mua është kthyer në fëmijë, ma ka thene shumë herë që me mua ka lindur për së dyti dhe une e besoj, sepse e dua. Njohja e tij me gruan ka qenë e pashë, me pa, i ka çuar njerëzit te shtëpia dhe kaq. Ndoshta koha, ndoshta rrethanat nuk e di, por nuk e kam dëgjuar të flasë ndonjëherë me emocion për të. Ndoshta prape s’do më besoni, por une i kam thënë mijëra herë ik në shtëpi, mijëra herë i kam thënë merre nxirre diku për drekë, për darkë, apo bëj dicka me të. Une e ndjej që ajo është e abandonuar si femer nga ai dhe nuk ndihem mirë.
Kam gjetur shume herë veten duke i menduar këto gjëra që thoni ju dhe sinqerisht me vjen shum keq për të. Nuk ndihem krenare për faktin qe i kam marrë burrin dikujt, pasi une nuk e kam bërë këtë gjë! Une dhe burri i saj jemi dashuruar dhe kaq! A besoni në dashuri?! Në atë ndjenjën e fortë që s’të lë të mendosh me tru?!
Qe s’e pranon realitetin?! Dhe nuk do divorcohet, dhe as une sj’a kam kerkuar! Nuk me duhet një celebrim që të jem e lumtur me të! Njerëzit që me njohin nga afer e dine shumë mirë çfare njeriu jam, sa e lige dhe mizore jam! Madje disa prej jush mbase me njohin, por nga jashtë jemi te gjithe ekspertë për të gjykuar...!
Edhe pas publikimit të letrës së dytë, kryqëzohet sërish "dashnorja", e cila vazhdimisht akuzohet se "po shkatërron një familje". Ajo që duam ne tani nga ju është që t'i përgjigjeni sondazhit më poshtë, por me shumë sinqeritet ama.