Shqipëria

Këshilltari i MASH fajëson studentët: 'Shkaktarë për vendimin janë vetë ata!'

6 Dhjetor 2018

Këshilltari i MASH fajëson studentët: 'Shkaktarë

Aktualisht, studentët e Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Durrësit kanë bojkotuar mësimin për të protestuar kundër vendosjes së tarifave për çdo provim të mbartur.

Të rinjtë, kërkojnë me çdo kusht që vendimi të anullohet, e ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Arsimit  thonë se shkaktarët kryesorë të këtij vendimi janë vetë studentët.

Këshilltari i MASH fajëson studentët: 'Shkaktarë

Mëngjesin e sotë në “Wake Up”, ky debat solli një “përplasje” live mes studentëve dhe këshilltarit të MASH.

“Shkaktarë në masë të këtij vendimi janë vetë studentët, që me provimet e tyre të mbartura kanë krijuar kosto shtesë për universitetet, duke u paraqitur në një provim aq shumë herë sa kanë krijuar një situatë të papranueshme për Institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat më vonë vendosën që të mos e tolerojnë fenomenin.

Këto janë statistikat që parashikojnë IAL-të  dhe për rrjedhojë erdhi dhe VKM-ja.  Politika e administrimit publik bazohet mbi parime bazë dhe , parimet bazë të së drejtës  publike dhe të së drejtës administrative parashikojnë që kush shkakton një kosto shtesë duhet të paguajë për to.”- është shprehur Redi Shtino, këshilltarë në Ministrinë e Arsimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/???? (@vipscreen) on

Sigurisht, protestuesit nuk janë absolutisht dakord me çfarë thuhet më sipër, pasi për ta vlera e tarifës është e pajustifikueshme.

Kostoja shtesë për një provim të mbartuar është sa kosto që ne paguajmë edhe gjatë vitit shkollor. A është e drejtë kjo që ne për një provim të mbartur të paguajmë aq sa herën e parë që ne paguajmë për të marrë leksione, seminare gjatë gjithë vitit. Pasi na del e njëjta kosto po të bëjmë llogaritë”- u shpreh një student i Universitetit të Arkitekturës.

E ndërsa pedagogët, janë të mendimit se e gjithë përgjegjsia është e qeverisë së shtetit shqiptar, që ka lënë pas dore buxhetin për arsimim.