Pas Tiranës dhe Elbasanit, sot në protestë janë ngritur edhe studentët e Universiteteve të Korçës dhe Durrësit. Ata kanë bojkotuar mësimin duke dalë në rrugë me thirrjen “Anullo vendimin”.
Ndërsa në Tiranë studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës u janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Juridikut, Universitetit Buqësor dhe Gjuhëve të Huaja.
View this post on Instagram
Sipas thirrjes së bërë ditën e djeshme nga “Lëvizja për Universitetin” sot studentët kanë nisur grumbullimin në fakultetet përkatëse dhe më pas kanë ecur drejt Minsistrisë së Arsimit.
View this post on Instagram
Ata i kanë paraqitur ministrisë një listë në të cilën paraqiten kushtet e tyre ndër të cilat bëjnë pjesë përgjysmimi i tarifave dhe heqja e tarifave shtesë.