Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Peshorja dhe Akrepi

3 Dhjetor 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Peshorja dhe Akrepi

Jeni sa andej- këndej, të përfshirë në përditshmërinë e zhurmshme dhe impenjuese të sezonit festiv. Dhjetori do të nisë për ju me një pafundësi email- esh dhe sms- sh personalë e profesionalë. E gjithë kjo stuhi aktivitetesh do të karakterizohet nga një atmosferë pozitive, plot lajme të mira.

Do t’ju lindë dëshira për të shkuar diku, qoftë edhe për një natë të vetme, si një mënyrë kjo për t’u rigjeneruar dhe marrë veten. Nisur nga pozicioni i hënës së re në 6 dhjetor, ekziston mundësia e një udhëtimi në dhjetë ditët e ardhshme, por së pari duhet të qëndroni vonë në zyrë për të përmbushur të gjitha detyrimet. Shefi mund t’ju thotë se duhet punë, prezencë e përkushtim dhe jo, nuk po tallet! Bëni ç’të mundeni që të merrni pjesë në fillim të muajit në evente të rëndësishme, pasi do t’ia dilni t’u bëni përshtypje VIP- ave.

Sigurohuni të telefononi motrën, vëllain apo kushëririn, pasi do të ndajnë me ju një lajm të gëzueshëm që do dëshironi ta festoni bashkë me ta. Më mirë akoma, mund të ketë të bëjë me një qëllim të përbashkët, hapjen e një biznesi apo një udhëtimi për Vitin e Ri. Dita që do të ofrojë lajmin më të gëzueshëm është 21 dhjetori, një ditë me 5 yje!

Në rast se keni për të blerë një makinë apo për të firmosur disa dokumenta, shtyjini për 21 dhjetor. Është dita juaj me fat dhe tepër emocionuese. Përsa i përket udhëtimit, ndoshta nuk do të shkoni shumë larg, por që do të bëni qejf dhe do ju ofrohet luks, kjo është e garantuar.

Përsa i përket karrierës pritet të prekni majën në 22 dhjetor. Një mik mund t’i ketë folur dikujt me influencë për ju, pse jo një VIP- i.

Jeni të shoqërueshëm dhe përherë gati për të kaluar një natë me miqtë, por ky Vit i Ri do të karakterizohet nga tone serioze që premtojnë netë shumë më të mira në vitin pasues, 2019. Në vend të daljes me miqtë, krijoni një mbrëmje private me partnerin, vetëm ju të dy në një natë të qetë dhe të rehatshme. Në copa të ndryshme letre, shkruani ëndrrat dhe shpresat tuaja më të mëdha dhe futini në një enë të kristaltë. Zgjidhni nga një letër me partnerin, lexojini dhe të dy premtoni se do t’ia nisni punës në realizimin e tyre.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2018: Peshorja dhe Akrepi

E nisim horoskopin e këtij muaji me një super lajm: 2019- a do të jetë viti më fitimprurës që ju kanë zënë sytë! Të paktën deri me 2 dhjetor 2019. Muajin e shkuar keni qenë pak skeptikë përsa i përket përmirësimit të financave, por me të dalë dhjetori kjo s’do ndodhë më. Në vazhdim, priten lajme të jashtëzakonshme për një projekt, rreth të cilit do dëgjoni për herë të parë më 6 dhjetor.

Pritet të punoni fuqishëm, ide të reja do t’ju lindin për çdo ditë dhe projekti do të jetë aq i denjë, sa për të fitur një çmim. Nëse do t’ju duhet të firmosni letra me rëndësi gjatë këtij muaji zgjidhni datën 21 dhjetor, që është e favorshme gjithashtu për një fjalim, dorëzimin e një raporti, përkthimin e një dorëshkrimi, dërgimin e një email- i të rëndësishëm apo kryerjen e bisedimeve diplomatike. Kërkoni ngritje rroge, ose blini apo shisni diçka me vlerë. Kur të vinë të mirat, të vinë të gjitha bashkë Akrep!

Një udhëtim në një vend të largët do shfaqet në horizont më 22 dhjetor dhe duket se do të jetë një udhëim pune në moment të fundit. Shkoni nga keni për të vajtur dhe sigurohuni të ktheheni në shtëpi për fundvit.

Në ditët e fundit të dhjetorit mund t’ju duhet të merreni me punë por kini parasysh: më shumë punë, më shumë para për ju! Duhet ta pranojmë se do t’ju ofrohen rrethanat shumë të favorshme për të kaluar një super mbrëmje romantike. Nuk është nevoja të shpenzoni tepër para për të bërë qejf, është marrëdhënia juaj ajo që ka rëndësi.

Nuk jeni në një lidhje? Planifikoni diçka me miqtë. Këtë vit, krijoni një rrugë unike dhe speciale përmes së cilës do të mbërrini në Vitin e Ri.