TV Mania

Flori Mumajesi: ‘Kam dashuruar një herë në jetë dhe s’ka lidhje me showbiz-in’

2 Dhjetor 2018

Flori Mumajesi: ‘Kam dashuruar një herë në jetë dhe

Para se të performonte këngën e tij, “Plas”, në studion e të “Dielës Shqiptare”, Flori Mumajesi u përball me duartrokitjet në dukje të pafundme të publikut të pranishëm. Madje filluan të thërrisnin emrin e tij, “Flori, Flori, Flori!” Përveç falenderimeve për dashurinë që i dhuruan, Flori u prononcua zyrtarisht për do thashetheme që qarkullonin për të. Luajti rolin e intervistuesit dhe të intervistuarit.

Producenti dhe këngëtari sqaroi punën e shtatzënisë së aktores së filmave për të rritur Alby Rydes, për të cilën u aludua se solli në jetë fëmijën e Florit; një thashethem për një problem shëndetësor me mëlçinë (?); teorive se këngët e tij janë dedikime për personazhe jo dhe aq misterioze; a ka dashuruar ndonjëherë; dhe bonus, diçka që s’e ka thënë kurrë.

Një, dy dhe tre: “Nuk kam lënë askënd shtatzënë, jam shëndoshë e mirë dhe për sa i përket dedikimeve, nuk është ashtu si e mendoni. Fare,” tha ai.

Katër: “Ta them njëherë e mirë, përgjigja ime është po, kam rënë në dashuri një herë të vërtetë. Besoj se njeriu një herë dashuron në jetë. Po kam dashuruar dhe nuk ka të bëjë fare me shoëbiz-in. Jeta ime s’ka filluar dje a pardje dhe nuk mbaron sot.”

Pesë: “Falë disa njerëzve që kam takuar në jetë, më ëshë dashur të ndërtoj mure, që të mos më thyhet më besimi. Janë mure me themele të fortë. Unë vazhdoj të besoj, edhe pse jam zhgënjyer. Ndonjëherë mendoj se është mirë të kesh mure”.

Flori Mumajesi: ‘Kam dashuruar një herë në jetë dhe

Qaaaaaaartë!

"Plas", meqë jemi këtu, është balada që meritonim të gjithë prej vitesh. Jua rekomandojmë më së shumti nëse sapo jeni ndarë dhe keni nevojë për dikë që ju kupton. Teksti i "Plas" jua di dhimbjen.