Bieta Sulo, disa orë më parë ndau me ndjekësit e saj në Instagram këtë foto. Bieta tek mban në krahë vogëlushin Kroi Art dhe Albani me vajzën e tij Joelle. Vajzat në mes dhe djemtë anash tyre.
“Vajza me babin, djali me mamin! Të katërt të pandashëm.”- shkruan moderatorja duke dhënë kështu portretin e një familjeje të bashkuar. Familja, duket se ka zgjedhur ta kalojë fundjavën në qytetin e Beratit.
Komentet që përgëzonin Sulon për marrëdhënien e saj me vajzën e Dudushit ishin pafund dhe në fakt, nga çfarë Bieta ka treguar më parë, ajo dhe Joelle kanë një lidhje për tu patur zili.
“E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që asaj s’kam dashur t’i bëj kurrë mamanë, por përkundrazi, jam shoqja e saj e madhe. Besoj që ka ndikuar diçka sepse sa herë vinte tek shtëpia, tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj. Kjo, më ka ndihmuar edhe në rolin tim si nënë.”- është shprehur Bieta për “Thumb”.