Sipas thashethemeve të fundit – që mund të rezultojnë edhe të vërteta – Rita Ora është në një lidhje me aktorin e famshëm të "The Amazing Spider-Man 2", Andrew Garfield.
Disa foto të aktorit amerikano-britanik:
Burime pranë The Sun thonë se “marrëdhënia e tyre është e vërtetë dhe pavarësisht vështirësive, pasi janë ende në fillim, gjërat po shkojnë mirë”.
Pas një viti, këtë shtator, Rita i dha fund marrëdhënies me producentin muzikor 27-vjeçar, Andrew Watt.
Nga ana tjetër, aktori Garfield ka qenë më parë në një romancë 4-vjeçare me Emma Stone, e cila përfundoi në 2015-n.

Emma Stone dhe Andrew Garfield në "The Amazing Spider-Man" (Peter Parker dhe e dashura e tij, Gwen Stacy)
Burimi: Glamour