Celebrity

Ju lutemi, një film mbi historinë e dashurisë së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

30 Nëntor 2018

Ju lutemi, një film mbi historinë e dashurisë së Nick Jonas

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë shumë shpejt. Raportimet e gjymtuara dhe fotot e vagullta nuk janë mjaftueshëm. Duhet një film i tërë mbi historinë e dashurisë së Nickyanka. Pse?

1. Kemi të bëjmë me dy superstare. Nick Jonas ka qenë i famshëm që fëmijë, Priyanka është krenaria e Indisë. Janë të dy bukuroshë, madje Priyanka ka qenë Miss World! Nick ka vëllezër të famshëm, njëri prej të cilëve është i fejuar me Sophie Turner nga “Game of Thrones”. Me kaq detaje kemi një formulë fituese.

2. Nick dhe Priyanka kanë dhjetë vite diferencë, por Nick sillet sikur është më i madh në moshë nga ç’është realisht. Priyanka e quan “Plakushi Jonas”, detaj që e zbuloi gjatë intervistës për Vogue, teksa Nick po kërkonte nëpër hotel shapkat, pasi porositi thjesht mish gjeli deti. Tipike sjellje plakushi.

Ju lutemi, një film mbi historinë e dashurisë së Nick Jonas
Priyanka dhe Nick në Vanity Fair Oscars party

3. Pasi folën me mesazhe për muaj me radhë, Nick dhe Priyanka u panë për herë të parë në Vanity Fair Oscars Party. Ai veshi kadife, ajo temina. Kur Priyanka hyri në dhomë, gjithçka u elektrizua dhe Nick bëri ekzaktësisht atë që do të bënte djaloshi bukurosh i një komedie romantike. U ul në gjunjë dhe i tha “Je e vërtetë! Ku ke qenë tërë jetës sime?” me zë të lartë, në sy të të gjithëve.

4. Në një prej takimeve të para të çiftit, mbajtur në shtëpisë e Priyanka-s mesa duket, Nick i tha mirupafshim vajzës që i vodhi zemrën me një të rrahur shpatullave. Priyanka mendoi se tregoi mungesë respekti me veprimin. Të paktën ta kishte puthur. Por Nick i qëndroi të vetës. E ëma e Priyanka-s ishte në shtëpi dhe s’donte të binte në sy.

5. Joe Jonas, vëllai i Nick, tha për Vogue se Priyanka e bëri tërësisht për vete Nick. “Ishte si një këlysh i vogël para saj.” 

Ju lutemi, një film mbi historinë e dashurisë së Nick Jonas
Unaza

6. Nick mbylli një dyqan të Tiffany & Co dhe zuri vend aty, bashkë me vëllezërit, për të zgjedhur unazën me të cilën do t’i propozonte Priyanka-s.

7. Dhe që ta dini sa njeri për së mbari është Nick Jonas, i propozoi gjatë udhëtimit të ditëlindjes në Kretë, por priti që të kalonte ora. Në këtë mënyrë, Priyanka s’do të përballej me realitetin e hidhur të dy festave në një ditë. paraprakisht, Nick i mori leje nënës së Priyanka-s, ngaqë babai i saj nuk jeton më.

8. Propozimi e shokoi Priyanka-n. “U ula në gjunjë, sërish, dhe i thashë: A do të më bësh burrin më të lumtur në botë dhe të martohesh me mua? Nuk bëj shaka – heshti për 45 sekonda. Dyzetë e pesë sekonda heshtje. Pastaj i thashë ‘Do të të vë unazën në gisht, nëse s’ke ndonjë kundërshtim’”. Sigurisht që nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ju lutemi, një film mbi historinë e dashurisë së Nick Jonas

9. Ceremonitë e dasmës do të mbahen sipas traditës indiane, me gjithë ekstravagancën dhe luksin e tyre. Në foto, për ilustrim, Nick dhe Priyanka pas një puja, një ceremonie lutjeje ndaj zotave hindu.

Radha jote Hollywood dhe/ose Bollywood.