Biznesmeni i njohur Samir Mane së fundmi ka hapur profilin e tij në Instagram, në të cilin për fare pak ditë numëron rreth 6 mijë ndjekës. Në profilin në fjalë ndodhen gjithsej vetëm 3 postime.
Deri më tani presidenti i Balfin Group nuk ka qenë prezent në rrjete sociale, por me këtë llogari në Instagram duket se ja ka bërë bam.
Diçka e tillë nuk i ka kaluar pa u vënë re as Ermal Mamaqit që një ditë më parë ka postuar në profilin e tij një foto me biznesmenin e njohur duke treguar frikën që e mundon.
View this post on Instagram
“Mos...Tani që hapi edhe Samir Mane account këtu, më duket se do e blejë edhe Instagramin...”
Nuk do ishte ndonjë çudi në fakt...