Celebrity

Gjatë dasmës dhe videos së seksit, Kim Kardashian ishte nën efektin e ekstazisë

26 Nëntor 2018

Gjatë dasmës dhe videos së seksit, Kim Kardashian ishte nën

Kim Kardashian ka thënë publikisht se gjatë dasmës së parë dhe gjatë xhirimit të videos së seksit ishte nën efektin e ekstazisë.

Në episodin e fundit të “Keeping Up with the Kardashians”, gjatë një bisede me Scott Disick (ish-burri i Kourtney-t) dhe Kendall Jenner, Kim rrëfeu disa detaje për të shkuarën e saj.

“U martova nën efektin e ekstazisë, e kam fjalën për dasmën e parë,” tha ajo duke iu referuar martesës me producentin Damon Thomas në vitin 2000

“Konsumova ekstazi për herë të parë dhe u martova,” vazhdoi. “E bëra sërish dhe pastaj xhirova videon e seksit. Vetëm gjëra të këqija ndodhnin.”

Gjatë dasmës dhe videos së seksit, Kim Kardashian ishte nën

Në lidhje me videon e famshme të vitit 2003 të filmuar me ish-të dashurin Ray J, e cila u bë publike në vitin 2007 dhe shërbeu si një katapultë drejt famës, Kim shton:

“Të gjithë e dinë këtë. Nofulla ime po lëkundej gjatë gjithë kohës. Kam kaluar patjetër një fazë të egër në jetën time, e kam fjalën për adoleshencën. Nuk më pëlqen më. Por, megjithatë unë ende argëtohem. Vazhdoj të jem shpirti i festës.”

Gjatë dasmës dhe videos së seksit, Kim Kardashian ishte nën

Pas martesës së dytë dhe jetëshkurtër me basketbollistin Kris Humphries, Kim Kardashian – e cila tani pi më rrallë – u martua me Kanye West, me të cilin ka tre fëmijë, vajzat North dhe Chicago dhe djalin Saint.