Showbiz dhe TV

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

25 Nëntor 2018

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

Pak më parë, Lori Hoxha postoi në kanalin e saj të YouTube një tjetër video. Në videon afërsisht 13-minutëshe, Lori zbuloi 18 fakte të tjera rreth saj, por duke qenë se me disa prej tyre ishim familjarë, më poshtë po ju tregojmë ato më interesantet.

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

1. Lori Hoxha nuk e fut më në gojë alkoolin. Dhe kjo për shkak të problemeve që ka patur me ankthin. Madje, nuk bën më as thonjtë dhe as ka ndërmend të lyejë flokët.

2. Ndërhyrjen e saj të parë e ka bërë shumë përpara epokës së Instagram-it. Që atëherë kur njerëzit se njihnin. Hoxha tha se gjithnjë ka ardhur me diçka ndryshe, por njerëzit thjesht s’e kanë dalluar.

3. Lorin, dikur e mërzisnin shumë komentet e Instagram-it pasi ka qenë shumë e ndjeshme dhe jo me vetëbesim të lartë. Tani që e ka fituar totalisht këtë, as nuk i intereson më se ç’thuhet.

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

4. Çfarë ka afër zemrës e mban afër zemrës dhe larg Instagram-it. Nëse mendoni që Lori poston shumë në Instagram, gaboheni. Gjërat më të rëndësishme i mbaj për vete. Dhe këtu e kemi fjalën për lidhjen e saj apo familjarët. Nëse sheh një koment të keq për veten s’i bën përshtypje, por nuk do ta toleronte dot dikë që shan të dashurin apo motrën  e saj.

5. Urren masazhet dhe faktin që duhet të rrijë shtrirë me orë të tëra. Për të nuk është relaks, pasi truri i nis të mendojë më shumë se ç’duhet.

6. Ka 13 tatuazhe dhe i urren të gjithë. Do të donte të kishte dikë që t’i thoshte boll gjatë kohës që i bënte!

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

7. Është njeriu më i pavendosur në botë! S’vendos dot as për ngjyrën e thonjve!

10 fakte të reja që s'i dinim për Lori Hoxhën!

8. Gjërat që ble më shumë janë xhinset dhe syzet.

9. E ka të vështirë të thotë Jo, por e ndjen që duhet ta heq këtë gjë nga vetja.

10. Nuk e di si ndihet kur vjen puna tek fëmijët apo martesa...Thjesht nuk e di.