Showbiz dhe TV

Si ia shpjegoi e ëma, gjyshes së Anitës, që e bija ishte lidhur me Haradinajn

22 Nëntor 2018

Si ia shpjegoi e ëma, gjyshes së Anitës, që e bija ishte

Këtë të shtunë do të jetë i ftuar në “Xing me Ermalin”, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita.

Në klipin përmbledhës të publikuar nga Ermal Mamqi në Instagram shfaqet e shoqja e Haradinajt teksa tregon momentin kur mamaja e saj përpiqet t’i shpjegojë gjyshes së Anitës se me kë ishte lidhur kjo e fundit nga “të gjithë ata që dalin në televizor”.

“Jo Ibrahim Rugova, jo Hashim Thaçi ai i gjati, por ky tjetri pak më i madh.”

Si ia shpjegoi e ëma, gjyshes së Anitës, që e bija ishte

Në një tjetër sekuencë, Mamaqi pyet Anitën se çfarë nuk pëlqen te vetja Ramushi.

“Barku” përgjigjet ajo, pa e menduar dy herë.

Si ia shpjegoi e ëma, gjyshes së Anitës, që e bija ishte

Dhe në fund të videos vjen pyetja për Hardinajn:

“Çfarë të bën të relaksohesh?”

“Pjeshka” dëgjohet të thotë kryeministri.