Celebrity

Çifti i famshëm i jep fund pas 20 vitesh martesë!

21 Nëntor 2018

Çifti i famshëm i jep fund pas 20 vitesh martesë!

Roberto De Niro i ka dhënë fund martesës 20-vjeçare me Grace Hightower.  Sipas People, burime pranë familjes thonë se çifti jetojnë të ndarë.

“Ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë ashtu siç ne do të donim.”- janë shprehur ata.

Ylli 75-vjeçar i filmave, u martua me Grace në 1997-ën, pas romancës 10 vjeçare. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 20-vjeçar dhe vajzës 6.

Kjo, nuk është hera e parë që dyshja ndahet. Në 1999, De Niro kërkoi divorcin dhe kujdestarinë e djalit të madh, por nuk kaloi shumë dhe çifti i rregulloi gjërat. Ai divorc nuk u finalizua kurrë.

Çifti i famshëm i jep fund pas 20 vitesh martesë!

Në nëntor të 2004-ës, dyshja ribëri betimet e martesës  në një ceremoni ku të ftuar ishin shumë nga yjet e Hollyëood-it, si Martin Scorsese, Meryl Streep, Ben Stiller, e të tjerë.