Nën një ceremoni tërësisht intime, aktorja Mandy Moore dhe partneri, Taylor Goldsmith kurorëzuan dashurinë e tyre.
Dasma u mbajt të dielën në Los Angeles por vetëm mbrëmjen e djeshme, Mandy zbuloi ç’kishte ndodhur për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Me një fustan të thjeshtë rozë e një buqetë të këndshme në duar, nusja shkëlqen.
Burime bënë me dijeni se ceremonia nuk përfshiu më shumë se 50 njerëz, vetëm miq dhe të afërm.
Çifti u njoh përmes rrjeteve sociale për të shkuar kështu pas tre vitesh, drejt e në altar.