Manjola Nallbani është një nënë krenare dhe ka të gjithë arsyen e botës për të qenë! Vajza e saj 14- vjeçare, Sindi ka botuar librin e saj të dytë “Njësoj të ndryshëm”.
Përmes një postimi në Instagram, Nallbani shkruan:
”Njësoj të ndryshëm nga Sindi Tona. Ky është libri më i çmuar për mua, sepse është shkruar nga Jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshen 14- vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, po dhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë e një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë!”
Më tutje Manjola vazhdon:
“Ndihem shuuumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin, që sot të jep ty vlera mendore e njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj sukses shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe! Nesër në “Panairin e librit” nga botimet Dudaj.”
Sindit, pasioni për letërsinë i ka lindur që herët. Në vitin 2016, kur ishte vetëm 12 vjeç botoi librin e parë “Lundrimi përmes detit të kaltër”, shkruar kohë më parë, që ia dhuroi njerëzve të saj më të dashur.