E ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës” në Klan Kosova, Enca ka folur ndër të tjera mbi konfliktin e bujshëm me Noizy-n.
“Ta sqarojmë këtë punë për herë të parë dhe të fundit. Është një temë që unë nuk e kam prekur nëpër intervista ose nëpër rrjete sociale, sepse unë nuk jam tipi i personit që dua të fryj skandalet. Ka pafund gjëra që njerëzit thonë për mua çdo ditë dhe gjëja e fundit që dua të bëj është t’i shndërroj në skandal. Gjëja që më ka prekur më shumë është se unë realisht kisha një lidhje me atë artist, marrëdhënie shoqërore dhe në punë. Për mua ishte zhgënjim i madh dhe vetëm për respektin që kisha për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, unë nuk kam folur dhe nuk kam thënë fjalë të këqija. [Kjo ka qenë arsyeja] jo sepse kam frikë apo nuk di fjalë të këqija,” u shpreh fillimisht Enca.
Më pas ajo sqaroi përjashtimin nga grupi OTR, ku theksoi se askush nuk mund ta përjashtojë nga një vend që është i saji.
“Unë nuk jam përjashtuar, sepse askush s’mund të më përjashtojë nga një vend që është i imi. Ne kemi pasur suksese të mëdhaja bashkë, jam shumë krenare për ato suksese. Fotot në Instagram i kam ende për ato këngë. Ama në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon që ne nuk kemi qenë kurrë miq. Nuk ishte përjashtim, unë nuk doja më të isha pjesë e atij grupi. Mesazhi që më erdhi ishte ‘Kërko falje publikisht, ose do shkruaj diçka në Instagram’. I kam thënë ‘hajde takohemi, e flasim këtë gjë nga afër’, por jo të gjithë kanë maturinë, pjekurinë, inteligjencën dhe ndoshta dashamirësinë time. Në ato momente, nuk humba një shok, por kuptova që kurrë nuk kisha pasur një të tillë.”
Për gjithë debatin, Enca thekson se “ishte diçka që u bë shumë e madhe dhe paçka se ajo ishte viktimë, sërish isha ajo që e mbylli gojën pas turjes së fansave me vrer.”
Ndër të tjera, u ndal pak edhe tek fotoja e Noizy-t me dy lopë, që u publikua në Instagram fill pas lançimit të këngës “Kujt po i han” me Don Phenom.

“Kënga ‘Kujt po i han’ nuk ishte diçka direkte me askënd, por në momentin që dikush e merr diçka kaq personale, ishte personi i parë që postoi diçka sapo doli kënga, sinqerisht më vjen mirë që vazhdon më ndjek. Dhe jam e sigurt që vazhdon më ndjek me të njëjtin admirim që më ka ndjekur gjithmonë për punën time dhe personin që unë jam.”
Në fund, Enca shton se Noizy “duke qenë baba, duke qenë partner i dikujt, duke qenë një personazh kaq i madh për këtë popull, në momentin që nuk respekton një femër, nuk bën vetëm një veprim personal, por i tregon të gjithëve se është ok ta bësh këtë. Dhe nuk është fare ok.”
E pyetur nga Alaudin Hamiti nëse ka gjasa që tensionet midis tyre të ulen në të ardhmen, Enca u shpreh: “Unë nuk e kam armik, absolutisht. Që prej atij momenti e deri sot, nuk kam bërë asgjë të keqe për ta dëmtuar atë, ndryshe nga ai. Por, ndryshe nga ai, unë nuk jam person që aty ku lëpij sot, të pështyj nesër dhe të lëpij prap pasnesër. Nuk besoj...”
Megjithatë, siç u shpreh edhe vetë, nga ana e Encës ka pasur një përpjekje për t’i rregulluar marrëdhëniet.
“Kemi qenë në aeroport, kemi shkëmbyer disa fjalë, madje dhe një përqafim. Dhe kjo ishte për mua një mënyrë për t’i vënë kapakun kësaj gjëje. Për të thënë qe ne nuk jemi armiq, jemi shumë ok, t’i harrojmë këto gjëra. Por në momentin që emri im përmendet në çdo koncert, postohen foto për mua, ka diçka që s’shkon.”
Marrëdhënia shoqërore dhe profesionale e dyshes përfundoi pas intervistës së Encës në “Prive” në lidhje me kontratën me “Universal Music”, ku e cilësonte veten selfmade (që çdo gjë e ka arritur vetë). Postimet në Instagram i gjeni në vijim.

