Social Buzz

Veprimi kësaj stjuardese do t’ju bëjë të mendoni sa njerëz të mirë ka në botë

9 Nëntor 2018

Veprimi kësaj stjuardese do t’ju bëjë të mendoni sa

Një stjuardesë e një linje ajërore ushqeu me gji foshnjën e një pasagjereje të avionit ku punonte, pasi kjo e fundit nuk kishte qumësht. Patrisha Organo 24- vjeç nga Filipinet vuri re një lloj traume në të qarën e bebes ndaj iu afrua të ëmës për t’i oruar ndihmën e saj.

Veprimi kësaj stjuardese do t’ju bëjë të mendoni sa

Veprimi kësaj stjuardese do t’ju bëjë të mendoni sa

“Sapo dëgjova të qarën e dija që kishte diçka për të cilën mund të ndihmoja. Kur e ëma më tha se nuk kishte më qumësht gjiri mendova se askush tjetër në bord nuk mund ta ndihmonte. E dija që mund të ofrohesha ta ushqeja unë, duke qenë se kam fëmijën tim që e ushqej. Nëna dhe fëmija u dukën aq të lumtur pas ndihmës time, pasi kishin kaluar një natë të gjatë në aeroport. Sapo e ushqeva me gji foshnja filloi të flinte. Si një nënë që jam e kuptova situatën në të cilën ajo grua ndodhej. E imagjinova kaosin e atij momenti. Tmerrin që përjeton kur e di që fëmija yt është i uritur dhe ti nuk mund ta ushqesh. Unë ushqeva me qumështin e gjirit tim fëmijën e një njeriu të huaj dhe kjo më bëri të ndihem shumë falenderuese që natyra më ka falur qumësht për fëmijën tim.”

Veprimi kësaj stjuardese do t’ju bëjë të mendoni sa
Patrisha me bashkëshortin dhe vajzën e saj

Patrisha ndër të tjera ka treguar se edhe pas fluturimit vazhdon ende të mbajë kontakte me nënën e fëmijës që ushqeu me gji.