Historia Ime

'Një anëtar i familjes sime më abuzoi për 8 vite në vegjëli dhe kjo më shkatërroi jetën'

9 Nëntor 2018

'Një anëtar i familjes sime më abuzoi për 8 vite

"Nga mosha 7- 15 vjeç, një djalë tre vite më i madh nga familja ime, më ngacmoi seksualisht. Si pasojë e këtij seksualizimi në moshë të hershme, s’e dija ç’ishte e përshtatshme dhe në adoleshence tregohesha agresiv ndaj çdo vajze që shfaqte interes ndaj meje. S’lëndova kurrë askënd, por pa dyshim i vura në siklet. Këto ndërveprime të dështuara më bënë të ndihesha në faj. M’u mblodhën shumë gjëra, fillova të lëndoja veten, të drogohesha, e të pija alkool sa herë kisha dëshira seksuale.

U ktheva në një njeri shumë mashkullor, që s’kishte lidhje me identitetin tim të vërtetë seksual dhe tërhiqja partnerët e gabuar. Të dashurat e mia të para ishin manipulative dhe më zhburrëronin sa herë i konfrontoja për mënyrën si abuzonin me mua. Ndërkohë, urreja burrat e tjerë – burra që mund të bënin seks dhe e dinin ç’donin gratë. Unë isha diçka tjetër – një gjë e fëlliqur, pa mjaftueshëm guxim për të bërë seks a për të kërkuar intimitetin që dëshiroja.

Me kalimin e kohës, i lodhur nga vetmia, rashë dakord për një martesë të hapur, me shpresën se nëse unë dhe gruaja ime do t’i plotësonim nevojat tona seksuale tjetërkund, gjërat do të funksiononin mes nesh. Ajo mendonte se liria seksuale do të më lejonte të eksploroja dhe shëroja plagët nga e kaluara. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi dhe u divorcuam.

Që atëherë, jam i stërmunduar nga mungesa e kontaktit seksual. Terapia më ndihmoi të përballesha me turpin dhe të pranoja të që ndodhi në rininë time me abuzuesin tim i cili, siç kuptova së fundi, ishte viktimë edhe vetë. Jam ende i vetmuar, por s’kam hequr dorë."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian.