Duke u përpjekur që të krijojë avantazh kundrejt Apple, Samsung po punon për të lançuar smartphone-in e palossshëm. Këta telefona supozohet të kenë ekranin e një tableti të vogël dhe janë të projektuar për t’u mbajtur në xhep.
Në San Francisco u prezantua celulari i ri, i cili ngjason me një telefon të trashë. Samsung nuk u lejoi të pranishmëve të shihnin pajisjen nga afër, apo ta preknin atë.
Megjithatë pamja duket e qartë. Celulari duket si një tablet normal, vetëm se siç e thamë është i palosshëm dhe praktik.
Prodhimi masiv pritet të nisë në muajt e ardhshëm. Huawei gjithashtu po planifikon të lançojë një smartphone me ekran të palosshëm në mesin e vitit 2019.
Ok, ngjason si një pajisje 2 në 1, që sigurisht dhe çmimin duhet ta ketë të kripur...shumë madje.
Burimi: The Guardian