Ardhjen e bebushit, Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan Sayisman do ta presin në një shtëpi të re. Sipas të përditshmes turke “Sabah”, çifti ka blerë së fundmi një vilë luksoze në Çekmekoy, një zonë periferike të Stambollit. Nga të dhënat e para thuhet se vila ku çifti do të jetojë është 4 katëshe dhe ka kushtuar rreth 4.5 milion lira turke.
Pishina dimërore dhe një kopësht gjigand do të jenë gjithashtu pjesë e shtëpisë së re ku çifti do të zhvendoset në fund të këtij muaji.
Familjarët e Almedës do të jenë gjithashtu pranë saj gjatë periudhës së pritjes së ëmbël. Pak ditë më parë, Abazi postoi në Instagram edhe gjininë e bebit. Ajo dhe Tolgahan presin të bëhen prindër për herë të parë të një vogëlushi.