Flokët

Gabimisht, Julia Roberts ka flokë rozë dhe duket komplet njeri tjetër

6 Nëntor 2018

Gabimisht, Julia Roberts ka flokë rozë dhe duket komplet njeri

Gjatë karrierës 30-vjeçare, Julia Roberts ka provuar pothuajse çdo ngjyrë flokësh duke i bërë të gjitha të duken perfekte. Flokët e kuqe tek “Pretty Women” u dukën sikur ishin bërë posaçerisht për të, pastaj për vite me radhë u bë brune derisa u kthye sërish tek flokët bjond.

Gjithsesi, shijet e Roberts kanë ndryshuar. Këtë javë, ylli i Hollywood-it është parë me flokë rozë. E ftuar tek Jimmy Kimmel, ajo u shfaq e gjitha në rozë. Flokët rozë të bërë gërshet, aktorja i kishte kombinuar me një kostum në ngjyrë pastel dhe dukej një mrekulli.

Gabimisht, Julia Roberts ka flokë rozë dhe duket komplet njeri

Në fakt, look-u i ri duket se ishte thjesht një rezultat i natës së Halloween-it.

Gabimisht, Julia Roberts ka flokë rozë dhe duket komplet njeri

“Isha një flamingo atë natë!”- tha ajo e cila sqaroi se priste që ngjyra t’i dilte shpejt dhe flokët rozë ishin një surprizë për të.

Gabimisht, Julia Roberts ka flokë rozë dhe duket komplet njeri

Në fakt, aq bukur dhe ndryshe duket sa të gjithë mendojnë se ylli i filmave duhet të rrijë gjatë me flokët ngjyrë rozë!