Gjatë viteve të fundit, keni punuar për diçka. Saturni ka qenë në shenjën tuaj që nga fundi i dhjetorit të 2014-ës deri në dhjetorin e 2017-ës. Një kohë shumë e vështirë për ju, jeni testuar dhe sfiduar në çdo aspekt të jetës. Teorikisht, me ardhjen e 2018-ës duhet të ishit çliruar nga kjo situatë, por duke qenë se Saturni tani është në Bricjap, shtëpinë tuaj të dytë të fitimeve, nuk është shumë favorizuese për ju.
Gjithsesi, keni shumë gjëra për t’ju gëzuar. Jupiteri do t’ju vizitojë këtë muaj në datën 8 dhe gjëra të mira ju presin. Ky viti ri do të jetë i artë, pasi dëshirat tuaja do të bëhen realitet. Jeni gati për të filluar një kapitull krejtësisht të ri dhe do të jeni shumë të zënë.
Do të takoni njerëz të suksesshëm nga gjithë rrugët e jetës dhe disa do të influencojnë për mirë në jetën tuaj. Me shumë gjasa këtë vit do të takoni gjithashtu dashurinë e vërtetë (2019 do të jetë viti juaj, meqë ra fjala). Do të udhëtoni të paktën në 1 vend të huaj, një vend në të cilin s’keni shkuar kurrë më parë.
Gjëndja financiare? Edhe kjo do të rregullohet, pasi do të përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet. Shfrytëzoni për mirë çdo njeri të rëndësishëm që do t’ju takojë, jepini idetë tuaja dhe do ta shihni sa mirë do të shpërbleheni për punën tuaj. Hëna e re do t’ju kërkojë të merreni me çështjet shëndetësore; fizike apo psikologjike. Hëna e plotë e 22 nëntorit do të jetë në shenjën tuaj të kundërt, Binjakëve duke ju çuar nëpër mend fejesën, apo martesën në një kohë të shkurtër.
Sapo të hyjë nëntori, Afërdita do të jetë në prapavijë dhe do të zgjasë deri në 16 të këtij muaji. Edhe pse pak më parë ju thamë se mund të gjeni partnerin e jetës këto kohë, 2 javët e para të nëntorit bëni mirë të shkëputeni nga jeta sociale, për të filluar më pas edhe më fuqishëm.
Bëni kujdes të mos merrni vendime të shpejta apo të rëndësishme. Kushtet mund të ndryshojnë dhe strukturat e vjetra mund të thyhen, kështu që gjëra duhen parë me më shumë kujdes. Tani për tani, përkushtojuni shëndetit tuaj, që të mund t’i gëzoheni gjithë mundësive që do t’ju dalin këtë periudhë. Filloni të bëni listën e dëshirave, viti që ju pret është thjesht i artë.
Jeni gjatë gjithë kohës duke u përpjekur për progres në karrierën tuaj, por mund të jeni ndjerë paksa në harresë që kur Afërdita ishte në prapavijë në 5 tetor dhe kur ajo është në prapavijë ju ndiheni si i ngecur dhe i pazoti për të ecur para. Lajmi i mirë është që Afërdita do të kthehet në gjendje normale më 16 nëntor, por lajmi i keq është se Mërkuri do të shkojë në prapavijë po këtë ditë dhe do të qëndrojë deri në 6 dhjetor.
Me Mërkurin në prapavijë kushtet rreth jush mund të ndryshojnë dhe nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme. Ky muaj do të jetë perfekt për t’i hedhur një sy gjithë ç’ka ndodhur dhe për të kuptuar çfarë funksionon vërtetë. Jemi në fund të vitit, kështu që duhet të reflektoni.
Ky muaj do t’ju japë mundësinë të merrni ajër, të shlodheni dhe të bëni qejf. Hëna e re e 7 nëntorit do t’ju kthejë kontaktet me shumë nga miqtë tuaj, të cilët do t’ju ndihmojnë të kaloni bukur sezonin e festave.
Lajmi më i madh për këtë muaj përfshin lëvizjen e planetit të fatit të mirë, Jupiterit në shenjën e Shigjetarit. Kjo periudhë do të jetë më e mira në jetën tuaj, duke filluar që nga 2 dhjetori i vitit të ardhshëm deri në dhjetorin e 2020-ës.
Tani e tutje do t’ju duhet të mendoni vetëm për ëndrrat tuaja dhe si mund t’i zgjidhni pengesat që ju dalin para. Duhet vetëm të bëni një plan. Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë sa të dëmshme janë disa marrëdhënie derisa eklipset na e nxjerrin të vërtetën në sipërfaqe. Hëna e plotë në Binjakë do t’ju ndihmojë të përfundoni një projekt të madh pasi festat, familjarët dhe miqtë tuaj do t’ju heqin paksa përqëndrimin.
Përsa i përket shëndetit, jeni në formë të shkëlqyer, por gjithsesi kontrollet nuk janë kurrë të tepërta. Mbani shënim ditët më me fat të muajit që janë 25 dhe 26 nëntori. Këto ditë mund të fitoni edhe ndonjë lotari të vockël. Paçi fat!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.