DJ i famshëm Diplo u vesh si Dua në këngën “Electricity” dhe pa frikë mund ta cilësojmë si “Mjeshtër të imitimeve”. Për ta patur më të qartë, ja disa GIFs të Duas gjatë këngës.
#1
#2
#3
Tani vazhdojmë me Diplo-n.
Për këdo që nuk e di, Dua ishe pjesë e këngës “Electricity” të projektit “Silk City”, i cili u krijua nga DJ dhe producenti amerikan, Diplo, në bashkëpunim me këngëtarin, tekstshkruesin dhe DJ britanik, Mark Ronson.
“Silk City”, projekt dhe turne që përfshin këngë të albumeve “Silk City” dhe “Cowboys and Casanovas", është ndër të tjera një formë homazhi për gjithë qytetet e mëdha të muzikës dance, si Londër, Paris, Detroit, Çikago, Nju Jork etj, dhe është quajtur kështu duke iu referuar lokalit në Filadelfia, ku Diplo nisi karrierën si DJ rreth 20 vite më parë. Dyshja realizoi performancën e tyre të parë live në festivalin e muzikës The Governons Ball në Nju Jork.