Shqipëria

Emërohet zv.ministër Arsimi personi që denoncoi plagjiaturat

1 Nëntor 2018

Emërohet zv.ministër Arsimi personi që denoncoi plagjiaturat

Mjeku dhe shkencëtari shqiptar Taulant Muka – që jeton dhe ushtron profesionin e tij prej disa vitesh në Kopenhagen në Danimarkë -  është emëruar zv.ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Emërohet zv.ministër Arsimi personi që denoncoi plagjiaturat

Muka denoncoi në fillim të muajit tetor skandalin me plagjiaturat tek zyrtarët e lartë, përfshirë këtu deputeten dhe kryetaren e degës së PS-së, Blerina Gjylametin, dhe ish-zv.ministrin e Arsimit, Ervin Demon.

Emërohet zv.ministër Arsimi personi që denoncoi plagjiaturat

Pas skandalit që bëri bujë, Demo dha dorëheqjen, ndërsa Blerina Gjylameti vendosi të mos reagonte.

Emërohet zv.ministër Arsimi personi që denoncoi plagjiaturat

Përpara se të bëheshin publike faktet mbi plagjiaturat me doktoraturat dhe “kërkimet shkencore”, i ftuar në “Top Show” në prill të këtij viti, Taulant Muka u shpreh ndër të tjera se 80% e anëtarëve të Akademisë së Shkencave kanë zero publikime shkencore.