Metropolitan

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm për t’u parë në Halloween

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Në Halloween, ka dy lloje njerëzish: janë ata që vishen dhe festojnë diku – çdo festë është në kuptimin e parë të fjalës, një arsye për të festuar – dhe janë ata që e përçmojnë si ide. (Nuk po i përfshijmë ata që janë krejt indiferent ndaj Halloween-it, sepse s’janë argëtues.) Nëse s’e kuptoni pse ekziston një ditë, në 2018-n për më tepër, ku njerëzit u bëjnë qejfin me ëmbëlsira fantazmave dhe shpirtrave të zbritur në tokë, dëgjoni arsyen tonë:

Është qejf. Kjo është e tëra. Gjatë gjithë jetës, i shmangemi frikës dhe të qenit të trembur, por për Halloween, mund të lëshohemi, të shohim gjëra të llahtarshme e të psherëtijmë të lumtur se s’janë të vërteta. Halloween na përball me frikërat tona më të mëdha e më pas na thotë se gjithçka ishte një iluzion.

Kështu që, sot në mbrëmje, nëse s’jua ka ënda të dilni, shihni një (ose disa) nga filmat e mëposhtëm. Horrori ka lezetin e tij.

The Babadook (2014)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Filmi i parë i Jennifer Kent si regjisore flet për një prezencë të ligë që torturon një grua të ve dhe djalin e saj të vogël. “The Babadook” mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe u kthye në filmin e vitit në 2014-n.

The Awakening (2011)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Një grua që përpiqet të vërtetojë se fenonemet supernatyrale janë të gënjeshtërta viziton një shkollë të pushtuar për të hetuar dyshimet e studentëve për fantazma. Dyshimet e para ishin të pavërteta, por shumë shpejt, realiteti i saj ndryshon drastikisht dhe shpaloset ngadalë.

A Girl Walks Home Alone At Night (2014)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Një vampir bredh i lirë në Bad City, një qytet iranian të pushtuar nga vdekja, vetmia dhe drogërat.

Hush (2016)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Një shkrimtare e shkurdhër, i cila jeton i izoluar në një pyll, duhet të shpëtojë jetën e saj në momentin që zbulon se një vrasës i maskuar po e përndjek.

Dark Skies (2013)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Pas një seri ndodhish të tmerrshme, një familje që jeton në periferi zbulon se një forcë e panatyrshme synon t’i lëndojë.

Poltergeist (2015)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Një familje duhet të shpëtojë vajzën e tyre pasi ajo rrëmbehet nga forcat e liga që jetojnë në shtëpinë e tyre.

Rosemary’s Baby (1968)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Një grua shtatzënë bëhet gjithnjë e më shumë paranojake për fëmijën e palindur kur bashkëshorti i saj fillon të kalojë kohë me fqinjët e çuditshëm.

The Forest (2016)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Vendosur në pyllin famëkeq japonez, “Pylli i Vetëvrasjes”, një vajzë kërkon motrën e saj binjake në natyrën e mbushur me fantazma.

The Addams Family (1991)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Nëse ju duhet një film më i lehtë, ky është për ju. Familja Addams, komike dhe njëherazi makabre, bashkohet krejt papritur kur dyshojnë se një burrë që shtiret si xhaxhai i tyre i humbur, është në fakt, një mashtrues.

Children of the Corn (1984)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Bazuar në një historinë të Stephen King, filmi flet për një çift që arrin në një qytezë në Nebraska dhe zbulon se është e populluar nga fëmijë që ndjekin një lider kulti, i cili e quan veten “Ai Që Ecën Mbrapa Rreshtave” dhe i bind të vegjëlit të vrasin të rriturit.

The Witch (2016)

11 filma të frikshëm, të tmerrshëm, të llahtarshëm

Vajza e një familjeje që jeton e izoluar akuzohet se është shtrigë. Ngjarjet ndodhin 60 vite përpara vrasjeve të shtrigave në Salem.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb