Celebrity

Paqe në horizont: Pas përleshjeve të bujshme, reperet i japin fund sherrit

30 Tetor 2018

Paqe në horizont: Pas përleshjeve të bujshme, reperet i japin

Sherri mes Cardi B dhe Nicki Minaj nisi në javën e parë të shtatorit dhe mori përmasa të frikshme. Reperet arritën deri në përleshje fizike me njëra tjetrën, për shkaqe që mund t’i lexoni këtu.

Cardi pretendonte se Nicki ka ofenduar rolin e saj si nënë, e ndërsa Nicki u shpreh përmes një deklarate se diçka të tillë s’do ta bënte kurrë dhe se është një argument pa baza.

Gjithsesi, çfarë keni dëgjuar deri më sot, harrojeni! Vajzat kanë vendosur të bëjnë paqe!

Paqe në horizont: Pas përleshjeve të bujshme, reperet i japin

E para që ka menduar t’i jap fund sherreve ka qenë Nicki e cila përmes një postimi në Tëitter ka ngitur flamurin e paqes.

“Ok njerëz, le të fokusohemi tek gjërat pozitive tani e tutje. Jemi të gjithë të bekuar. E di që e gjithë kjo është argëtuese për shumë nga ju, por nuk do ta diskutoj më gjithë këtë sepse s’ka kuptim. Faleminderit për mbështetjen që më jepni vit pas viti.”-shkruan Nicki.

Paqe në horizont: Pas përleshjeve të bujshme, reperet i japin

Ndërkohë , Cardi merr postimin e saj, e poston në llogarinë e Instagram-it.

“Dakord Nicki Minaj! Le të jemi pozitive dhe të vazhdojmë para.”-shkruan  Cardi dhe me çfarë kuptuam lufta mori fund! Urime!