Të enjten mbrëma, Hilary Duff solli në jetë një vajzë . Lajmin e dha vetë ajo në Instagram ku postoi foton e parë të bebit, bashkë me emrin. “Banks Violet Bair,” shkruan Hilary nën foto. “Kjo vogëlushe na vodhi zemrat. Erdhi në jetë të enjten mbrëma në shtëpi. Është absolutisht magjike.”
I dashuri i Hilary Duff, Matthew Koma postoi të njëjtën foto, por me tjetër përkrshkrim. “Banks Violet Biar /// 10.25.18 /// Sollëm në jetë një vajzë bukur, motër të vogël dhe shoqe përjetë. S’mund të isha më mirënjohës për familjen time dhe për atë që e bën të mundur. Jam në qiell.
Hilary ka një djalë 6-vjeçar të quajtur Luca Cruz nga martesa e mëparshme me Mike Comrie. Matthew bëhet baba për herë të parë, por Hilary është e bindur se do të jetë një baba i shkëlqyer. Për më tepër, Banks do të ketë një mike përjetë, pasi motra e Hilary Duff, Haylie, gjithashtu u bë nënë në qershor.