Era Rusi prezantoi dje këngën e saj pjesëmarrëse në festivalin "Kënga Magjike". Kësaj here, ajo erdhi me një baladë të quajtur "Mos ma merr" - ku teksti është shkruar nga Fifi - në qendër të së cilës ishte një trekëndësh dashurie. Në këngë, Era "i përgjërohet" dashnores së partnerit ta kthejë sërish këtë të fundit tek ajo.
Ndonëse fabula është e pakohë dhe një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë, për hir të së vërtetës kur dëgjoje tekstin ishte e pamundur që mendja të mos të të shkonte tek kënga më e famshme e Dolly Parton, "Jolene", për të cilën këngëtarja e muzikës country është frymëzuar nga ndodhi personale.
Edhe aty këngëtarja i kërkon deri në përgjërim dashnores së bashkëshortit, e cila njësoj si tek "Mos ma merr", ishte një femër magjike që në krah të saj mund të kishte çdo mashkull.
“Ajo, një femër e rrallë
Do ta doja dhe unë, po të isha djalë
Ajo, me flokun presh të zi
Nga dreqin erdhe ti, je një përrallë
Ajo, me plot delikatese
Mmmm me prekje zvarrë të tërheq
Ajo, vemendjen ta grabit
Jo çdokush e kapërdin”.
Vargjet e mësipërme janë të këngës "Mos ma merr", por në fakt ngjajnë si shqipërim i "Jolene".
“Bukuria jote s’ka të krahasuar
Me flokë gështenjë që shndërrisin
Me lëkurën e fildishtë dhe sytë në ngjyrë smeraldi
Buzëqeshja jote është si fllad pranveror
Zëri yt është delikat si shiu i verës
Dhe unë s’mund të krahasohem me ty, Jolene!”
Dhe nëse fillimisht menduam se është thjesht një ngjashmëri e rastësishme, refreni përforcon mendimin e parë.
“Jolene, Jolene, Jolene
Të përgjërohem mos ma merr atë
Mos e merr vetëm sepse mundesh
Ti mund të kesh cilindo burrë të duash
Por unë s’mund të dashurojë më kurrë
Ai është i vetmi për mua, Jolene”- këndon Dolly në refren.
View this post on Instagram#mosmamerr #kengamagjike2018 Music&Lyrics @fifi.official.fr Arrangement @darkodimitrov #linkinmybio
Sigurisht, nuk mund të mos përmendim interpretimin e fuqishëm të Erës, që arriti të sjell shumë emocion tek publiku dhe kjo vihet re edhe përmes reagimeve të njerëzve në Instagram. Përsa i përket tekstit, nuk jemi të vetmit që për të mos thënë përkthim, na u duk shqipërim ose përshtatje e këngës "Jolene".
Është afër mendsh që frymëzimi i tekstshkruesit apo kompozitorit do të merret se s’bën nga diku dhe kjo është ok, por fjalët e "Mos ma merr" duket sikur e kalonin këtë kufi. Dhe ne, s’jemi të vetmit që mendojmë kështu. Sapo kënga është publikuar në YouTube, ishin të shumtë njerëzit që "akuzonin" Erën se kishte ardhur me një version shqip të Jolene.
Edhe pse komentet pozitive nuk mungonin, pasi profesionalizmi i Rusit nuk mund të mos vihet re, një pjesë e mirë siç mund ta shihni më poshtë, ishin në një mendje.

Për të mos harruar, pamjen e Erës. Sërish rastësi?
Që Fifit të mos i ketë rastisur kurrë të dëgjojë "Jolene"-in e famshëm gjatë gjithë jetës së saj na duket paksa e pabesueshme, por nëse është kështu, ajo dhe Dolly Parton kanë qenë në të njëjtën valë mendimesh kur kanë shkruar tekstin.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.