Pak ditë pasi deklaroi se është në pritje të ëmbël, Almeda Abazi postoi në Instagram edhe gjininë e bebit. Pas një vizite te mjekja, Almeda filloi të pozonte për foto me tullumbac blu në dorë.
Foto pas fotoje, u bë e qartë se ajo dhe Tolgahan do të bëhen prindër të një djali.
Kur dha lajmin për Revistën Who, Almeda tha “Jam shumë e lumtur. Zoti do të na bekojë me një fëmijë.” Ajo dhe Tolga, të dashuruar prej vitesh, u martuan në shkurt të 2017-s.