Surprizë! Kiara Tito nuk përflitet vetëm në lidhje me Butrintin! Kësaj here bëhet fjalë për një djalë misterioz që doli për darkë me moderatoren, vetëm se gjërat nuk shkuan shumë mirë. Gjithçka ka ndodhur shumë, shumë kohë më parë, kështu që mos imagjinoni Butrintin teksa lexoni historinë.
E ftuar në “Shiko kush luan”, Kiara, Kida dhe Fifi, luajtën lojën më të re që konsiston në rrëfimin e një historie nga dikush dhe më pas verdiktin e dy të tjerëve, në historia është e vërtetë apo jo. Kiara rrëfeu takimin e parë që shkoi për dreq.
“Para disa kohësh, në një takim të parë që kisha lënë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën tetë, arrin në orën tetë e çerek. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina, duke ecur si seksi pa parë ku po shkelja, bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e lokalit dhe ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e lavazhit që të pastrohesha. Për 15 minuta u morëm me shpëlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. E folëm, e folëm, e folëm...”
Nëse ju ngjan e stisur, jeni në të njëjtën skuadër me Fifin. Fifit iu duk i dyshimtë fakti që Kiara u pastrua për vetëm 15 minuta dhe ajo iu përgjigj me fakte: i kishte rënë vetëm një këmbë në pusetë dhe ishte me sandale.
Diçka tjetër që mësuam? Ai djali ishte shumë i bukur dhe nuk i foli më! Mëkat!