Instagramming

Ermali ka diçka për t’i thënë kujtdo që u ngatërrua me Tunën në emisionin e tij

28 Tetor 2018

Ermali ka diçka për t’i thënë kujtdo që u

Sherri mes Tunës dhe Rudinës është kthyer sot në ktyefjalën e ditës.

Pak minuta më parë, në profilin e tij në Instagram ka reaguar gjërë e gjatë lidhur me këtë histori edhe Ermal Mamaqi.

"Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin.

Personalisht unë e shijova shumë... edhe çifti e shijoi.

Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin.

Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjëra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë!"

Kështu ka shkruar moderatori, duke i kthyer një përgjigje të gjithë atyre njerëzve që sjelljen e Tunës mbrëmë në "Xing me Ermalin" e cilësuan si të papërshtatshme.